• |
ide | kryesore

Video/ Shtatë minuta i pajetë në fushë: Gudelj pëson infarkt, pasi ndërgjegjësohet kërkon të kthehet në lojë

-Instant, Sport, Video
Gudelj



Momente paniku dhe tmerri në Spanjë, gjatë ndeshjes së Serie C spanjolle mes Cordoba dhe Racing Ferrol. Në minutën e 11′, me rezultatin 1-1, Dragisa Gudelj humbi ndjenjat në fushë. Vëllai i mesfushorit të Sevilla, Nemanja, u shemb përtokë pas një ataku kardiak. Shokët e skuadrës, të tronditur, shpërthyen në lot kur e kuptuan situatën dhe mjekët u vërsulën me defibrilatorë. I rianimuar për disa minuta, Gudejl më pas rimori vetëdije e tentoi të ngrihet nga barela në momentin e futjes në ambulancë. Serbi tentoi të rikthehet në fushë, një përpjekje që, në mënyrë të qartë, iu mohua. “Lajmi i fundit që kemi është se Dragi është nën vëzhgim”, ka shkruar Cordoba në llogarinë e tij në Tëitter. Mbrojtësi i majtë serb është në gjendje të qëndrueshme në spital.

Analizat që iu nënshtrua Gudelj ishin një ekokardiogramë dhe elektrokardiogramë: të dyja me rezultate normale. Qendërmbrojtësi bardhejeshil, në krah të të cilit qendron i ati, është tashmë i vetëdijshëm. Serbi do të qëndrojë nën vëzhgim në spitalin Reina Sofía nga 24 deri në 48 orë. Gjatë kësaj kohe, do të vazhdojë të jetë i vëzhguar dhe do të përsëriten edhe njëherë analizat për të zbuluar burimin e arrestit kardiak.

Sipas gazetës lokale Diario Córdoba, Gudelj mbeti i pajetë në fushë për shtatë minuta. Nisur nga situata dramatike, gjyqtari më pas vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *