• |
ide | kryesore

Del detaji/ Si u censurua filmi kult “Njeriu i shiut” nga kompanitë ajrore

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
filmi



“Rain man” apo “Njeriu i shiut” është filmi i vitit 1988 me regji nga Barry Levinson që ka hyrë në historinë e kinemasë. Ai është fitues i 4 çmimeve “Oscar”, përfshirë filmin dhe regjisorin më të mirë.

Charlie Babbitt (Tom Cruise) është një person që lufton për të përballuar jetesën, i mbytur me borxhe që me punën e tij si shitës makinash nuk mund t’i paguajë. Kur babai i tij vdes, Charlie mendon se mund ta përdorë trashëgiminë për t’u çliruar nga barra ekonomike që rëndon mbi supet e tij, por ai zbulon se ka një vëlla më të madh, Raymond (Dustin Hoffman), që vuan nga autizmi dhe që është i shtruar në një klinikë psikiatrike.

Në këtë moment Charlie vendos të rrëmbejë vëllain e tij dhe të bëhet kujdestari i tij, në mënyrë që të marrë në dorë trashëgiminë. Kur plani i tij dështon, Charlie zbulon se Raymond është një person mjaft i aftë me numrat ndaj vendos ta përdorë këtë aftësi për të luajtur në Las Vegas dhe për të fituar para të mjaftueshme për të dalë nga borxhet dhe me shpresë për të rifituar të dashurën e tij (Valeria Golino). Por afërsia me Rajmondin e shtyn Çarlin të njohë vëllain e tij dhe të kuptojë se lidhja që i bashkon është ndoshta më e fortë nga sa e kishte imagjinuar.

Censura ndaj filmit

Në film ka një skenë në të cilën Charlie çon vëllanë e tij Raymond në një aeroport, me qëllim që të hipë në një avion dhe të largohet, duke pasur parasysh distancat e mëdha që karakterizojnë kontinentin amerikan. Gjatë skenës, personazhi i luajtur me mjeshtëri nga Dustin Hoffman shfaq njëfarë shqetësimi dhe i reziston vëllait të tij, duke demonstruar se ai nuk ka dëshirë të hipë në aeroplan apo të qëndrojë në aeroport, aq sa përpiqet të largohet.

Ndërsa Tom Cruise thekson se avionët janë të sigurt dhe se e gjithë bota është mësuar të fluturojë, Ray thekson se aeroplanët janë në të vërtetë shumë të rrezikshëm. Duke menduar se Raymond ka një problem me linjën ajrore për shkak të autizmit të tij, Charlie përpiqet të ndërrojë kompani, për të sugjeruar të fluturojë me një linjë ajrore amerikane, por plani i tij dështon. Në fakt, gjatë gjithë kësaj skene, Raymond nuk bën gjë tjetër veçse rendit aksidentet e avionëve që kujton, për të nënvizuar se fluturimi nuk është aspak i sigurt.

Ndër aksidentet me avionë që ai përmend është edhe Fluturimi 625 i American Airlines i cili më 27 prill 1976 u kushtoi jetën 37 njerëzve. Ai citon gjithashtu Fluturimin 1713 të Continental Airlines, i cili vrau 25 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Skena shërben për të demonstruar kujtesën e Raymond dhe aftësinë e tij për të ruajtur të dhëna të ndryshme, por edhe vështirësinë e Charlie për të gjetur një mënyrë për të komunikuar me vëllain e tij.

Megjithatë, kjo skenë shkaktoi probleme për kompanitë e vërteta ajrore. Teksa personazhi i Tom Cruise i shpjegon vëllait të tij se çdo kompani ajrore ka pasur aksidente në historinë e aviacionit, sigurisht që renditja e listës së fatkeqësive dhe aksidenteve nuk i ndihmon ata që me të vërtetë janë gati të hipin në aeroplan. Për këtë arsye, siç thuhet në faqen e internetit “Movie Data Base”, shumë linja ajrore që kishin fluturime në distanca të gjata kërkuan të hiqet kjo skenë duke censuruar filmin kur ai transmetohej gjatë udhëtimeve me avionë. Sipas tyre kjo u bë mirëqenien sipas tyre të pasagjerëve që kishin paguar biletat. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ne fakt, karakteri Raymond qe portretizohet nga Dustin Hoffman ka ekzistuar vertete dhe behet fjale per Kim Peek, nje savant amerikan qe ka qene nje fenomen per numrat dhe perllogaritjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *