• |
ide | kryesore

E RENDE/ Sulm me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb jetën roja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
channel



Rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e Top Channel e cila kufizohet me rrugën.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve. Një automjet është gjetur nga policia duke u djegur në autostradë. Dyshohet se u perket autorëve.

“Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve” – thuhet ne njoftim. /LAPSI.al



8 Comments

  1. Top Channel media qe drogon masat mire eshte ti vihet tritoli dhe pronaret te shkojne ne burg. Si gjithmone roja i pafajshem

  2. O zagare komentues mos shkruani brockulla jo po ndonje fanse Big-Bradheri-apo pidhi i kurves tuaje.Po te ish ashtu sic shkruani ju vinte qellonte ne diten qe del ajo shurra qe thote publiku ka vendosur,jo ne oren nje te nates dhe te vrase rojen.Degjoni kur te dali ndonje -hakmarrje-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *