• |
ide | kryesore

Selena Gomez dhe Zayn Malik nxisin aludimet për romancë

Paparazzi, Slider



Selena Gomez dhe Zayn Malik ndezën thashethemet për lidhje pasi u panë në një mbrëmje romantike në New York.

Një mikpritëse në një restorant të famshëm të Manhattan-it pa dyshen duke u puthur teksa hanin darkë së bashku të enjten mbrëma, pohoi Klarissa Garcia në një video të TikTok. TikTok i Garcias përfshiu një pamje të bisedës së saj me shoqen e saj , e cila pohoi në mesazhe me tekst, “Selena Gomez dhe Zayne sapo hynë në  dorë për dore”.Më pas ajo shtoi: “Të gjithë janë duke u ndjerë keq për Selenën. Ndërkohë, ajo me ishin e Gigi Hadid.”

Malik ndan vajzën 2-vjeçare Khai me modelen, e cila u nda nga ai  në tetor 2021 pasi u akuzua se kishte goditur nënën e saj, Yolanda Hadid. Ndërkohë, Gomez së fundmi u përfol se ishte në lidhje me anëtarin e The Chainsmokers, Drew Taggart pasi ata u panë në një takim në Brooklyn në janar. Megjithatë, Selena hyri në Instagram për të konfirmuar se vazhdonte të ishte beqare. Më parë ajo ka qenë e lidhur për tetë vjet me Justin Bieber para se të ndaheshin në vitin 2018. Muaj më vonë, këngëtari i “Peaches” i propozoi gruas së tij tani, Hailey Bieber./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *