• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Top Channel/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë përreth televizionit, dyshohet se autorët janë 3

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pak pas mesnate, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të Top Channel, janë zbardhur. Për pasojë, u vra roja e sigurisë Pal Kola, i cili ndërroi jetë rrugës për spital. Dyshohet se janë 3 persona që kanë marrë në sulm. Një prej tyre ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Më pas autorët janë larguar drejt Durrësit ku kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov. Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 26 gëzhoja. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.



4 Comments

    1. se besoj ,se Kiara ska shume fansa, por mbase eshte njeri ne tik tok,Aleks VIshaj, qe hiqej si fans i Luisit dhe organizonte protesta per te sa per te qene ne qender te vemendjes. Nqs eshte ai, mbase e ka bere per hakmarrje pasi Topi e ka nxjerr ne lajme disa here. Ose mbase lufte mes aksionereve te topit.

  1. Sulmi me arme ndaj Top Kanal fill pas lajmit per shitjen e tij eshte paralajmerim per pronaret e rinj dhe tregues se ne tregun e mediave ka hyre krimi i organizuar.

    Klanet mafioze po perpiqen qe pasi kane shtene ne dore ekonomine dhe kane ndikim ne politike, ne parlament e qeveri, kerkojne te ndajne mes tyre mediat.

    Vdekja e pazbardhur e Dritan Hoxhes ishte sinjali i pare i asaj qe ndodhi pas tij dhe qe kulmoi me nje akt kriminal e terrori per punonjesit e Top Kanal, madje per gjithe ata qe kontribuojne ne kete fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *