• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi, nis ndërtimi i mbi 50 mijë shtëpive

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Türkiye-s, Murat Kurum njoftoi se deri më sot në rajonin e prekur nga tërmeti kanë filluar procesin e ndërtimit të 53.830 banesave dhe kanë hedhur themelet e 22.467 prej tyre, raporton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Kurum bëri të ditur se vazhdojnë proceset për hedhjen e themeleve të banesave të përhershme në qytetet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş më 6 shkurt.

Ministri Kurum ndau videon e banesave për të cilat ka filluar procesi i ndërtimit në zonën İslahiye dhe Nurdağı në qytetin Gaziantep si dhe në qytetet Adana, Hatay, Adıyaman, Şanlıurfa, Kahramanmaraş dhe Elazığ, ndërkohë tha se “Me procesin e ringjalljes dhe rindërtimit do të shkruajmë një epope të re urbanistike”.
“Kemi filluar deri më tani procesin e ndërtimit të 53.830 banesave në rajonin e tërmetit. Kemi hedhur themelet e 22.467 prej tyre”, theksoi ai.

– Procesi i restaurimit dhe rindërtimit kryhet shkencërisht, në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme

Në deklaratën nga ministria rikujtohet se me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në fazën e parë u hodhën themelet për 17.902 banesa dhe se në 11 qytete brenda një viti do të ndërtohen 319 banesa.

Procesi i restaurimit dhe rindërtimit të rajoneve të prekura nga tërmetet, është kryer shkencërisht, në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme si dhe gjatë fazës së përcaktimit të vendbanimeve të reja janë kryer punime mbi situatën e largësisë nga vija e thyerjes dhe statusi i lëngëzimit të tokës.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se është pranuar plani i vendbanimit nga fushat drejt maleve, se shtëpitë e prekura nga tërmetet janë ndërtuar deri në 3-4 kate plus katin përdhe në përputhje me arkitekturën lokale dhe horizontale me sistemin e kallëpit të tunelit, mbi bazën lundruese në terrenin më të saktë dhe më të fortë./AA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *