• |
ide | kryesore

Australiani gjen shkëmbin plot me ar, kushton 160 mijë USD

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
ar



Një australian me një detektor metalik ka fituar “jackpotin”, duke gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 160 mijë dollarë amerikane (240 mijë dollarë australianë). Ai nuk dëshiron të identifikohet, por i ka thënë BBC se e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktorias. Ato janë të njohura për kërkimin e arit në Australi në vitet 1800.

Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin tha se ishte më i madhi që ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita… Është një gjetje që ndodh një herë në jetë”, – tha ai për BBC.

Kamp nuk arrinte ta besonte kur një burrë që mbante një çantë të madhe shpine hyri në dyqanin e tij në Geelong. Normalisht njerëzit vijnë me flori fals ose gurë të tjerë që duken si prej ari, thotë Kamp.

“Por ai e nxori këtë gur dhe teksa e lëshoi në dorën time, tha: “A mendon se ka 10 mijë dollarë australianë në të?” “Unë e pashë dhe i thashë: “Kërko 100 mijë dollarë australianë”.

Burri i tregoi më pas se ajo ishte vetëm gjysma e gjetjes së tij. I gjithë shkëmbi prej 4.6 kg përmbante 83 ons ose rreth 2.6 kg ar. Pasi e vlerësoi, Kamp e bleu arin prej tij.

Ai thotë se njeriu me fat po pret me padurim të shpenzojë të ardhurat për familjen e tij: “Ai më tha: “Oh gruaja ime do të jetë e lumtur”. Zbulimet si kjo janë të rralla. Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *