• |
ide | kryesore

Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fatjon Murati



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Muratin. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike dy javë më parë, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur, e cila mori plagë në dorë.

Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Fajton Murati një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles, ndërsa thuhet se është armik i mbretit të bixhozit, Ervis Martinajt, një personazh që rezulton i zhdukur.

Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ai u arrestua për një arsenal armësh që u gjet në zonën e liqenit të thatë.

Atentati në “Don Bosko” me një viktimë dhe gjashtë të plagosur:

Shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ ishte arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *