• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Top Channel/ Big Brother anulon spektaklin, banorët do vendosin për qëndrimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Channel



Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola. Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorën e pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.

“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë. Mbrëmjen e sotme në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, nuk do të ketë spektakël. Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.

“Do jemi të bashkuar, ngushëllime, më vjen shumë keq, uroj që ta që ta superojnë. Ky vend më dukej si shtëpia ime dhe ka një gjallëri dhe jetë shumë të bukur dhe më vjen shumë kaq dhe faleminderit që keni këtë forcë që na e transmetoni ne”, tha Dea Mishel.

“Në këtë pikë, unë ju besoj ju dhe do doja fjalën e fundit nga ju. Unë nuk shoh arsye për ta ndërprerë rrugëtimin tim. Ëndrra vazhdon dhe duhet të vazhdojë. Nuk shoh arsye që ne të heqim dorë“- tha Olta.

“Me gjithë respektin që kam për familjen e të ndjerit, nëse ju thoni që ta vazhdojmë dhe keni dëshirë që ne ta vazhdojmë, unë them që vendimin ta marrim tani. Besoj se nuk do jetë shtëpia siç ka qenë. Është njerëzore, por ne nuk jemi jashtë, nuk po shohim dhe as nuk po lexojmë ndonjë gjë“- tha Luizi.

“Kurrë më shumë se tani, nuk jam ndjerë si në shtëpinë time. Unë jam pro për ta vazhduar”-tha Elvisi. Produksioni i Top Channel vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.



7 Comments

  1. Melodrama e Top Kanal ne Big Brother eshte qesharake.
    Edhe pse i sterzgjatur, show i tyre nuk ka aresye te lidhet me çka ndodhi, sepse rrjedha e ngjarjes tregoi se sulmi ndaj ketij televizioni nuk kish te bente me askend brenda tij, ndonese u perdor ky show si “piste” hetimi.

    As Big Brother, as “opozitarizmi” i Top Kanal nuk mund te sherbejne per nje mesazh kriminal te tipit mafioz te kryer ndaj tij.

    Sondazhet e kryera ne media kane dhene perceptimin e shumices se qytetareve se ngjarja “ka te beje me aresye te tjera” , ndaj mos i merrni ata per budallenj e mos sajoni qoka e gjeste te tepruara, te dashur gazetare e moderatore te Top Kanal, se Tani nuk do t’ua falte karagjozllekun.

  2. Edhe dhimbjen reale per fakirin qe punonte per buke goje e manipulojne dhe e kthejne ne klikime per te rruajtur sa me shume leke bashke me karakurvat dhe due debilitato meshkuj brenda , e pèshtire se si nje shoqëri degjeneron dhe njekohsisht aktron ne menyre te shemtuar per morale, llum dhe vetem llum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *