• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Shkodër, alarmohet policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Burime paraprake  bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të by pass-it, në lagjen Guerrile në Shkodër. Të dhënat janë paraprake, por nuk flitet për persona të lënduar.

“Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”thuhet në njoftimin e policisë në Shkodër. /LAPSI.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *