• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Madrid: lojtarët e Perusë rrihen me policinë, portieri përfundon në komisariat

-Instant, Sport, Video
perusë



Një lajm i bujshëm kronike vjen nga Madridi, ku kombëtarja peruane e futbollit u përplas me policinë gjatë natës. Peruja ndodhet në kryeqytetin spanjoll për një miqësore kundër kombëtares së Marokut. Lojtarët amerikano-jugor kishin dalë nga hoteli, jo shumë larg stadiumit Ëanda Metropolitano, për të përshëndetur bashkatdhetarët e shumtë që ishin mbledhur në hyrje për t’i brohoritur. Në një klimë ekzaltimi, sipas gazetës “Rpp”, por policia ka shtyrë disa lojtarë, përfshirë Gianluca Lapadula. Forcat e rendit ndoshta i ngatërruan lojtarët e Perusë me tifozë që po përpiqeshin të kapërcenin barrierat e sigurisë.

Ndaj reagimit të një prej lojtarëve të kombëtares së Perusë, mesfushorit Yoshimar Yotun, pasuan momente tensioni. Portieri Pedro Gallese, u ndalua për agresion. Ai dyshohet se goditi një oficer të policisë më grusht në sy, duke e dërguar në spital. Gallese u dërgua në një stacion policor të zonës dhe u lirua në mes të natës “pa asnjë akuzë”, specifikon shtypi peruan. Konsullata peruane në Madrid ka lëshuar një deklaratë, duke mbështetur portierin e kombëtares dhe duke mohuar versionin e siguruar nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *