• |
ide | kryesore

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për rritjen e kanabisit, pranga dy vëllezërve në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Krujës. Mësohet se ata kishin përshtatur dy ambiente me llamba dhe pajisje të tjera elektrike për kultivimin e kanabisit. Policia gjeti ambientet që ndodheshin në fshatin Qerekë.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike. Në pranga pëfunduan: Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës).  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *