• |
ide | kryesore

Arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër, u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm

-Instant, Lajme, Të fundit
Durrës, Sarandë, Vlorë, Devoll, dënuar disa herë, arrestohet, policia, Krujë



Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 42-vjeçari, Deme Rexhaj, po transportonte 10 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut kundrejt parave. Shqiptari nga Kosova është prangosur në Gjirokastër.

Ai është ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Ura e Leklit”. Në mjet i janë gjetur emigrantët e paligjshëm. Policia sekuestroi automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 57”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 42-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 57″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *