• |
ide | kryesore

Biden i shqetësuar për mundësinë që Rusia të dërgojë armë bërthamore në Bjellorusi

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ishte i shqetësuar për mundësinë që Rusia të dërgonte armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Ata nuk e kanë bërë këtë ende. Është shqetësuese”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.

Ndërkaq, inistria e Jashtme e Bjellorusisë u shpreh se vendosja e armëve bërthamore ruse në territorin e saj nuk është në kundërshtim me Traktatin e Mospërhapjes (NPT).

Bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë kryhet në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar, tha ministria.

“Trajnimi i pilotëve bjellorusë të aftë për aeroplanë me municion specifik, modernizimi i avionëve të tillë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë pa transferuar kontrollin mbi to në Minsk, si dhe akses në teknologjitë e duhura, në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të NPT-së”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *