• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë -Serbi, Lajçak shkon në Londër

-Instant, Lajme, Të fundit



Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur për në Londër, ku pritet që me 4 prill të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter bën me dije se do të qëndrojë dy ditë për tu konsultuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkruan Lajçak.

Paraprakisht ai ka njoftuar se për këtë çështje ka qëndruar në Berlin, ku sipas tij ka pasur një ditë të mbushur me takime intensive në Kancelari, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag.



3 Comments

  1. Dakord si lajm. Po cne fotoja e Gjykates se Shkalles se pare te Tiranes? Apo e kane levizur ne Londer ate si godine>

  2. Londra është djepi i ish Jugosllavisë dhe robërimit të popujve të Ballkanit që i përfshinë në të, por pa vullnetin e tyre dhe për interesa që i takonin një shekulli më parë , kur ajo ende ishte fuqi koloniale.

    Sot Londra e Brexit dhe jashtë BE-së , ku aspirojnë të jenë pjesë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri , nuk ka pse te përcaktojë edhe një herë fatin dhe të ardhmen e tyre.

    Lajcak, me dy ditë bisedime paraprake, po përcakton kështu ardhmërinë e dialogut Kosovë -Serbi.

    1. Ne konteksin e ‘konsultimeve’ me fuqite e Europes , per ne eshte nje avantazh sepse Londra eshte shprehur qarte qe Bashkesia e Komunave Serbe nuk duhet asnje kompetese VETQEVERISESE por vetem manaxhuese. Anglia ka qene gjithmone ne krahun e Kosoves kohet e fundit.
      Ne europe shtete qe vendosin per ardhmerine e saj jane Gjermania-Franca-Anglia.
      Francen e kemi patur dhe do ta kemi gjithmone kunder , keshtu qe eshte mire per ne te kemi dy fuqite e tjera me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *