• |
ide | kryesore

Do të sulmonin një restorant izraelit, këta janë dy pakistanezët e arrestuar në Greqi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar fotot e dy pakistanezëve të akuzuar për formimin dhe anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe që dyshohet se kishin planifikuar të sulmojnë një restorant izraelit, në Psyri.

Ata janë 27-vjeçari Syed Irtaza Haider, i cili jetonte në Zakynthos dhe 29-vjeçari Saki (Abid Hussain Saqi), i cili jetonte në Spartë.
Sipas raportimeve, Haider thuhet se kishte një rol drejtues, duke koordinuar ekipin që përbëhej nga 29-vjeçari dhe tre të tjerë.

27-vjeçari dhe 29-vjeçari ndodheshin ilegalisht në Greqi, i pari prej katër vitesh dhe i dyti prej 5 vitesh. Dy të arrestuarit jetonin në fshat, duke punuar në bujqësi dhe ndërtim, ndërsa vinin në Athinë sipas nevojës, duke qëndruar në një kamp në Liosia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *