• |
ide | kryesore

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Ervin Beqiri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 28 mars 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Elbasanit, Ervin Beqiri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, që pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin Beqirit ndaj vendimit të Komisionit, vendosi ta rrëzojë.

Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra më 3 mars 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vlerësoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament të blerë në Tiranë në vitin 2013. Hetimi administrativ për Beqirin u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë.

Ervin Beqiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Lezhës. Prej vitit 2015, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Korçës dhe më vonë u transferua në Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *