• |
ide | kryesore

Sherr te Komuna e Parisit, plagoset me thikë 19-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shtëna thikë grabitje Tiranë tritoli



Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Policia njoftoi se në rrugën “Komuna e Parisit”, një person, me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë një 19-vjeçar të identifikuar si Erius Tuce.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën nga plagët e marra. Mësohet se i riu u godit me thikë në shpatull. Policia thotë se falë reagimit në kohë është kapur e vënë në pranga autori. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njofimin e policise. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Mos besoni po deshet? Ka qene ne rendi me mire ndonjehere?
    Te gjithe ptronazhistet do te ju thone qe kurre s’ka qene ne me mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *