• |
ide | kryesore

Me kokainë drejt Greqisë, kapet 64 vjeçari në Kakavijë

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 64 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale V.S. tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet.

Gjithashtu në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi”, është sekuestruar 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.

Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve.  

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër.

Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *