• |
ide | kryesore

Meta: Këlliçi jep zgjidhje për problemet e kryeqytetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Saukut. Teksa u njoh me problematikat e tyre, Meta tha se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve.

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se plani i kandidatit të opozitës Belind Këlliçi është një nga arsyet pse ai duhet votuar, pasi jep zgjidhje për një sërë problemesh që ka kryeqyteti sot.

Teksa krahasoi listën e Këshillit Bashkiak të propozuar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ai tha se ajo është si nata me ditën me atë të palës tjetër që është e mbushur me drejtorë që duhet të shkojnë në SPAK.

Kreu i Partisë së Lirisë garantoi banorët e Saukut se këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe opozitës do të jenë zëri tyre në parlamentin e qytetit për ta sjellë Bashkinë e Tiranës më afër qytetarëve.



2 Comments

  1. Kelliç turqisht i thone kellefit te shpates ose thikes, pra mbiemri i tij si zeshkan eshte kullufi ,.ose …belind këllëfi, i cili sherben per te ruajtur shpaten ose pallën e saliut a të ilirit , mjerë ne te mjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *