• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kοkainë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në rrugën “Bill Klinton”, Komuna e Parisit. 47-vjeçarit i janë gjetur 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohet një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. Zh., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *