• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani në Samitin e Shtëpisë së Bardhë: Njihni Kosovën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vitin 2022 Kosova është renditur në vendin e tretë me demokracinë më të përmirësuar në botë.

Presidentja Vjosa Osmani duke iu referuar raportit te Transparency International, tha se vendi ka bërë progres të jashtëzakonshëm.

E keto fakte hapin rrugen drejt institucioneve euroatlantike.

“Kosova sot është e lirë dhe një vend demokratik edhe për arsye se ju zgjodhët të mos e shmangni shikimin nga ne. Por në vend të kësaj, të qëndroni me të shtypurit, kundër tiranisë dhe kundër regjimeve gjenocidale. Ne i jemi përjetësisht mirënjohës kontributit tuaj të domosdoshëm për vetë ekzistencën e vendit tim. Ju nuk ndihmuat vetëm në forcimin e demokracisë në institucione, ju shpëtuat jetë dhe keni ndihmuar në formësimin e historisë sonë moderne.

Duke u ngritur për atë që është e drejtë. Dhe sot, dua të shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje kombeve mike në mbarë botën që të qëndrojnë me Kosovën sot dhe që ata që ende nuk e kanë njohur shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike t’i bashkohen shumicës së kombeve në botë dhe ta bëjnë këtë”, është shprehur ajo.

Një tjetër arritje eshte edhe miratimi i një strategjie të guximshme kombëtare kundër dhunës me baze gjinore, si dhe garantimi i merituar i vendit të punës për gratë në institucionet publike me role vendimmarrëse.

Në samitin e dytë për demokraci, të organizuar këtë të mërkure nga Shtepia e Bardhe, presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *