• |
ide | kryesore

Ekonomia me një rritje të lehtë në 2022/ Në tremujorin e katërt kryesoi ndërtimi, bujqësia me rënie

-Instant, Lajme, Të fundit
ekonomia shqip, Në tremujorin e katërt kryesoi ndërtimi, bujqësia me rënie



Ekonomia shqiptare u rrit me, shënoi një rritje prej 4,84%, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT. Në krahasim me një viti më parë, kur zgjerimi ishte 8.54% ritmet e rritjes janë përgjysmuar, por trendi i lartë i 2021-t erdhi pas rënies që vendi shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që dha në ekonomi pandemia e Covid-19. (shih grafikun: Norma reale e rritjes së PBB).

Me përjashtim të tremujorit të dytë, ndërtimi ka udhëhequr vazhdimisht rritjen, së bashku me tregtinë, transportin, aktivitetet financiare, ndërsa më dobët ka rezultuar ndërtimi.

Ekonomia u rrit me 6.86% në tremujorin e parë. Në të dytin zgjerimi u ngadalësua për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke zbritur në 2.94. në tremujorin e tretë zgjerimi ishte rreth 4%, i ndihmuar nga turizmi, ndërsa në të katërtin u përshpejtua lehtë në 4.73%.

Rritja në tremujorin e katërt ishte më e lartë për ndërtimin, bujqësia me rënie

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4,73%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Ndërtimi me +1,69 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,88 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,54 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,47 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,42 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,12 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,09 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0,11%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 6,18%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 14,44%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,61 %.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13,79%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,97%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,36%.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1,24%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6,77%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,81%. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1,04%.

Bie konsumi i qeverisë rritet i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4,49 %.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 2,98%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rritje me 9,81%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,59%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,15%./ Monitor

 

Burimi: INSTAT



5 Comments

  1. Rritje artificiale.

    Rritur nga ndertimi ose mafia e ndertimit.

    Nga droga dhe krimi ,kjo po eshte rritje fale kesaj qeverie hajnash.

    1. policia ka dhënë shpërblime dhe në kohën më të keqe financiare të vendit dhe kur financat kanë qenë në prag të kolapsit. Dhe bëhet fjalë për shuma edhe më të mëdha se kaq. Shuma më e madhe që policia kë vë në dispozion deri tani rezulton të jetë për vrasjen e ish-kryetarit të parë të PD-së dhe deputetit Azem Hajdari të vrarë më 12 shtator 1998. Për ata që jepnin informacion policia vuri në dispozicion 250 mijë dollarë dhe e veçanta është se kjo shumë është marrë.Lapsi po tregohet i drejte ne opinion

  2. E çdo thotë rritje nga ndërtimi që është artificiale me para të pista.Ritje t’i thuash kur bujqësia nuk ka rritje kur industria rri në vënd numëro.Pse gjithë kohës me ndërtime do vazhdojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *