• |
ide | kryesore

Identifikohet autori i plagosjes me armë në Lushnje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga plagosja e gruas në Lushnje, Bajame Seneja, 60 vjeç. Ajo është qëlluar me një plumb në këmbë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes, Armand Hasalla dhe se janë ngritur të gjitha pikat e kontrollit për kapjen e tij.

“Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *