• |
ide | kryesore

“Në 8 vite përzutë 30% të shqiptarëve”, Berisha: Ky konsiderohet akt gjenocidi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, Keni grabitur 122 mld për 9 muaj



Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se për shkak të politikave të kësaj qeverie, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Duke folur në Kuvend, Berisha tha se shtresa e mesme është jetike për shoqërinë për shkak të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve. Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.



10 Comments

  1. Po lufta civili qe shkaktove ti ne’97-ten a nuk ishte genocid,po avionat qe ngrite per te bombarduar jugun dhe nxitja e vellavrasjeve beri-jug a nuk ishte genocid??!!

    1. Dakord edhe mund te ishte genocid…por kjo nuk e justifikon qeverisjen e sotme. Saliu ka shuuuume por shuume faje qe sipaj kujtdo duhet ndeshkuar. Por kjo nuk e ben qeverine e sotme te kulluar. Kur ka te drejte, ka te drejte, s’ke c’i ben

    2. ‘97 e shkaktoi G. Soros me organizatën e tij para-rilindëse(i specializuar në skema të tilla).Fakti që USA e solli prap në pushtet Berishën,…….

      1. revolucionin e kuq te 97 e ben kuqalashet e felliqur.asnje qindarke nuk dha pjaneci nano dhe ish sigurimsat qe ngriten firmato piramidale.njerezit nuk u ngriten per leket,pasi asnje nuk humbi leket.

  2. Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd.

  3. Leri demagogjite o Saleh ! Jeni njelloj te gjithe : ti I pari,Edvin mavija I dyti,Ilir floriri I treti e me radhe: Skender Gjinushi,Fidel Ylli ,ministra e ish ministra te dy kraheve majtas e djathtas! SPAKU duhet urgjentisht te hetoj pasurite tuaj dhe ti sekuestroj e tua kthej popullit! Populli dele mos tu jap asnje vote te gjithe ketyre qe jane provuar dhe te votoj politikane te rinje qe nuk jane provuar,perndryshe nuk behet Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *