• |
ide | kryesore

Përshtatën lokalet për lojëra fati, arrestohen dy pronarët në Cërrik

-Instant, Lajme, Të fundit


Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në Cërrik, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loja e fundit”.

Shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç u vunë në pranga pasi kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Të dyja lokalet janë bllokuar.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P., F. D., R. S., F. S. dhe Sh. S.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, duke vënë baste sportive, në lokalet që administroheshin nga shtetasit e arrestuar.

Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *