• |
ide | kryesore

Plani i Britanisë për emigrantët: Do i strehojmë në anije dhe baza ushtarake

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria e Britanisë do të strehojë migrantët që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez në baza ushtarake dhe po shqyrton madje edhe strehimin e tyre në anije, tha të mërkurën Sekretari i Emigracionit Robert Jenrick.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë një prioritet për qeverinë e tij menaxhimin e imigracionit dhe ka miratuar legjislacionin që do të parashikonte dëbimin e menjëhershëm të të gjithë emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht, kryesisht përmes Kanalit Anglez.

Jenrick zbuloi planin, në të cili azilkërkuesit do të strehohen në dy kampe në juglindje dhe lindje të Anglisë, ndërsa qeveria po përpiqet të reduktojë koston prej 6.8 milion paund në ditë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *