• |
ide | kryesore

Të akuzuar për vjedhje, 3 të arrestuar në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket.

Sipas policisë shtetasit Sh. H., 24 vjeç dhe I. K., 30 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket, gjithashtu ëshjtë ndaluar edhe shtetasi S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasit Sh. H., 24 vjeç dhe I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *