• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, procedohet shoferi 47-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi i ka ofruar një shumë parash punonjësve të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



2 Comments

  1. Ai shofer qe tenton te korruptoje policet me 10 mije leke meriton burg perjete dhe familjen ne

    internim ne Tepelene, heqjen e triskes se frontit si nje denim nga shoqeria te mos i jape as mos

    ti marre kush vajze. Ta shikojne mire ai qafir se policet tane ashtu si qeveria jone nuk ka asnje

    shans te korruptohen, ata jane te ndershem dhe me duart te pastra si akullore. Raportet e

    Departamentit te Shtetit per gjoja korrupsion te perhapur ne te gjitha deget e qeverisjes si dhe

    raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit se medemek vetem per 9 mujorin e pare te vitit 2022 jane

    vjedhur e shperdoruar 1.2 miliard euro jane shpifje te neveritshme qe synojne te ulin reputacionin

    e shkelqyer te qeverise sone te mrekullueshme dhe lavdiplote, si dhe te Kryeministrit tone te

    madherishem, qe Allahu i dhashte jete e kyvet te qendroje sa me gjate ne pushtet per te miren

    e Shqiperise, te ballkanit, te Europes , te krejt planetit e opse jo edhe te krejt galaktikave.

  2. Pse mo me 20 mijë lekë do t’a hidhte ai shoferi.Ore kanë pazar të lartë policët or mik. Çdo vit që kalon ritet kuota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *