• |
ide | kryesore

Zëvendësi i Yuri Kim zbardh prioritetet e detyrës në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim./VOA



18 Comments

  1. Ja pra qe nuk eshte ceshtje personale e Yuri Kim, eshte politik e USA drejtesia dhe pastrimi i politikes. Le te shpresojm te jet ne te mir te shqiptareve se politikanet tan do vazhdojn avazin, do ta shajn e do ta telendisin dhe kete.

  2. Prioriteti kryesor eshte perkrahja e regjimit te superkorruptuar te Rilindjes edhe sipas raportit

    vjetor te DASH.

    Gjithashtu e rendesishme eshte lufta per dobesimin e mundesisht eleminimin e opozites se vertet

    Nzitja e korrupsionit , perkrahja e te korruptuarve, futja plotesisht e drejtesise nen sqetullen e

    partise-shtet mbetet gjithashtu nje prioritet i rendesishem.

    Nuk duhet lene mbas dore edhe njohja e parakoheshme e rezultatit te zgjedhjeve te vjedhura e te

    manipuluara nga ana e regjimit.

    Gjithashtu vizitat e herepashershme te ndonje Mc goninali dhe disa gjoba te majme nuk do ti benin

    dem forcimit te maredhenieve dypaleshe.

  3. Keshtu fliste edhe Kim ne fillim pastsj u be pale me mafien ne pushtet
    KM ju ka blere FBI cfare do bej ambasadori i ri

    Uroj te punoj per popullin shqiptar e jo per pushtetin hajdut

  4. O (me kismet), i ardhshmi ambasador. Nga ato, te pakten tre pika, ke ca pergjigje qe pa ardhur. Reforma ne drejtesi iku per lesh. Kur te vish nuk ke ca ndryshon se u vendosen gjithe gjyqtaret dhe prokuroret qe donte partia. Ca nga ata ndoshta partia dhe nuk i donte dhe uroj te kete te tille. Lufta kunder korrupsionit…, urojme mos te bejne dhe ty ndonje investitor strategjik si gjithe ambasadoret e tjere, se pastaj eshte lufte qe mbaron pa filluar. Per vjedhjet dhe ruajtjen nga sulmet kibernetike, nuk ka nevoje. Sa do te investosh ne sistemet mbrojtese, nuk i plasi njeriu te nderhyje aty. Per kuriozitet, cdo njeri do i shohe dhe do i shese te dhenat e te tereve se nuk i rri bytha rilindjes pa i dhene akses cdo “mender patronazhisti” ne sistem. Hajt ardhsh me kembe te mbare.

  5. ka personazhe si Fatos Lubonja që japin idenë se lineimi i tyre me foltoren pra me Berishën e Metën ka ndodhur pasi e shohin si të vetmen mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga Putinizmi që sipas tij vjen nga SHBA. Një tragjikomedi tallava që nuk ka logjikë e sens ku të mbështetet.Ky do fundosi perfundimisht salihun,sepse ka punuar ne ambs amerikane te Rajersonit dhe do ti vendos damken berishizmit ne shqiperi

  6. Sa kohe ne i trajtome ambasadoret si perendi do vazhdoj e njejta valle. Duhet te ritemi e te mesojme te jemi partnere.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Tamam, është idiotësi në rradhë të parë e politikanëve, pastaj të mediave, sidomos Lapsi që ka qenë gjithmonë kundër ndikimit të ambasadorëve, që edhe pas më shumë se 30 vitesh ku ambasadorët kanë qenë të gjithë nongrata, për shkak të veprimeve të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare e shqiptare, të presim se do të ndryshojë ndonjë gjë, jemi ne ata që mund të ndryshojmë gjërat, ambasadorët duhet ti mbyllësh në ndërteesat e tyre dhe të dalin nga ndërtesa vetëm për shoping.

  7. Filluan Salibanet sulmin.
    E din shume mire qe fajin nuk ua ka juri kim. Po amerika.
    Keta jan gallat…. Mire qe ata jan kan mubushur mendjen vetes se amerika eshte e keqe. Po duan te na mbushin mendjen dhe te tjerve.
    Edhe pak do na thon, rroft putini. Keni per ta pare po se than.

    1. Më ça shoh unë vërtetë ka ato prioritete siç i ka Amerika por nuk di sa t’ja arrijë qëllimin.Sepse gjërat kanë përfunduar dhe do ndeshë në probleme me sektin rilindja.Mbase dhe do ketë qasje tjetër por kjo do varet nga Dsh.

    1. Andej nga dhermiu beje shetitjen e pare per te njohur albanine.
      Nje bisede te ngrohte me disa pushues te rastesishem siper nje jahti dhe nje dreke ta kane qeras cunat. Nai pidh duhet mbas dreke por kjo varet nga ambasadori ca kerkon.

  8. Sepse këtu ka ardhur puna o Spiro.Askush se mendonte që Amerika e demokracisë më të lartë do të sillej me politikën përçarëse në demokracinë e brishtë shqiptare sidomos këto 10 vitet e fundit.Te duket pak ty që jemi në monizëm dhe shtetin e drejtojnë pinjollët e bllokut me ish sigurmsat e gjyqtarët e përzgjedhur nga ish drejtësia komuniste ?Si mos të paragjykosh kur ambasadorja aktuale i thotë shqiptarëve do hani bar dhe mbështet një kriminel si Rama dhe mbyll sytë në ato monstruozitete që po bën.Por një shpresë e kam.Vetkorigjimin e Amerikës sidomos pas skandalit Macgonigal.Deri në ndonjë sinjal të vogël të ndryshimit të kursit kam të drejtë të paragjykoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *