• |
ide | kryesore

I kërkuar në Itali për trafik droge e grup kriminal, kapet në Tiranë 48-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Milano”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B. U., 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

“Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Milano”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

– B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *