• |
ide | kryesore

“Sjellje e rrezikshme e Veliajt”, shoqata e gazetarëve reagon për identifikimin e Lolitës dhe JOQ!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sulmi publik që Erjon Veliaj u bëri dy personave, që sipas tij qëndrojnë pas profileve të Lolitës dhe JOQ në Facebook është konsideruar një “sjellje e rrezikshme” nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, një nga shoqatat më të mëdha të gazetarëve në Europë.

Ricardo Gutierres shprehet i indinjuar për përmendjen që u bëri Veliaj disa personave që administrojnë këto profile, duke i kërcënuar me arrestime nga policia për shkak të kritikave që ka marrë përmes meme-dhe mesazheve në rrjetet sociale.

“I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues” shkruan Gutierres në reagimin e tij.

Kryebashkiaku Veliaj i quajti gjobëvënës dy administratorët e profileve në rrjetet sociale dhe i kërcënoi me kallëzime penale në prokurori, ndërsa prezantoi projektin për linjën e shpejtë të autobusëve.

“Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik…”, deklaroi kryebashkiaku

REAGIMI I PLOTË I GUTIERRES

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që zbuloi identitetin e administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).

Z. Veliaj publikoi emra dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më pare, ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte drejt tyre, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.

I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues.



14 Comments

  1. Veliaj eshte gjobevenesi me i madh i i Tiranes , per llogari te Rames , eshte VEMJE JO NJERI , i pa dinjitet .., BASTARD !

    1. Jo mor, po Anisa Pithkuqi dhe ky Erland Dallkauku mund tju vene gjoba njerezve me radhe.
      Cfare te mbjellesh do korresh.
      Bravo Lali Eri.
      Ti gezosh dhe 4 vjet te tjere.
      Pastaj kryeminister.

        1. Seriozisht e ka , dhe pikes i ka rene.
          Kur ata ju vene gjoba qytetareve fshihen pas liris se shprehjes dhe te drejten e anonimitetit.
          Po kur i moren ato eurot e gjobave , cfare lirie paten ? Po neser gjykata i denon ata per gjobevenie , cfare do bejne ? Do therrasin prap kete shoqaten e gazetareve europiane ?
          Media ka shkuar per lesh ne shqiperi.

      1. Po mer zar po. Se kur t’vejn gjoba, robi shkon dhe pyt ket fikun a duhet me ja pagu apo jo gjoben, kupto ti? Dhe ky qe u qan hallin cdo fmije e t’rrituri, u del perkrah…u ftofshi n’tajar qe besoni cdo gje qe qet ky nga goja!

      2. Tiran i shkon taman asaj shprehjes vjeter qe perdorim ti je tiran,ku njeri tiran sundon shqiprin tjetri tiran sundon tiranen.kete sunduesin e dyt e kan n’dor tiransit me 14 maj se po nuk e hoqen me jau fut edhe n’goj nuk jan t’zotet m’ja shterngue,kurse kete sundusin e par e kan n’dor shqiptaret pas 14 majt ku do t’ja fusin n’goj dhe s’do t’jet i zoti me shterngue.

  2. Nëse Veliaj, thjesht Kryetar Bashkie në Tiranë ka guximin të shantazhojë e kërcënojë , e merrni me mend çfarë mund të bëjë po të ketë pushtet me shumë ?!

    Përrallat se “më erdhi njëri e më tha” mund të blihen me para, sukurse votat për Veliajn.

    Mediat shqiptare duhet të reagojnë me forcë, sepse nesër do të jenë në listën e Veliajt njëra pas tjetrës .

    Nëse ka fakte, Veliaj t’i drejtohet Gjykatës e jo mjeteve mafioze.

    1. Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e… Flamur Nokës,eshikoni komunistin salih o shpellkare sa eshte paguar ky dajti kete rradhe,une besoj me shume se hysni milloshi ne 2011

  3. S’ka gazetari anonime. Anisa Caka le të bëjë gazetari e çudira me emrin e vet tani e tutje; se kollaj me ndejt pas gëmushës e njëherë me përdor Lorenën e njëherë Desadën.
    Para disa vitesh prej sulmeve të saj dhe prej avujve të hashashit që pinte Bledi Mane, u degjenerua Lorena Hida dhe e shtruan në spital me çrregullim ankthi e depresion të thellë.
    Anisa le të marrë përgjegjësitë e veta tashmë dhe ta mbrojë LSI-në e Belindin sa t’i dojë qejfi, por jo pas gëmushës, por si gazetare e vërtetë meqenëse dhe këto shoqatat anonime e cilësokan gazetare Anisën.

  4. Ishalla po jua fut k@rin ne fyt te gjithe ju tironcve, qe ta kuptoni se ju ka bllokuar stomakun dhe te coheni pastaj ne proteste….. natyrisht, pasi te keni martuar luizin!!!!

  5. Kryetari i kurvave , lalkarakurva te qifsha ropt .
    Te votosh per ty oj karakurve qe e shqeve tiranen eshte krim

  6. Nuk duket sikur ka lufte platformash politike por sikur ndeshet nje shqiperi e mire dhe nje shqiperi e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *