• |
ide | kryesore

“Nesër pushohet, hahet, futboll zero”: Colella i përdor të gjitha për titullin, Martini nuk i beson dot golave që pësoi

-Instant, Sport
Colella



“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Por është normale se një ekip nuk mund të luajë gjthmonë në të njëjtin nivel. Taktikisht u bë çfarë u ishte kërkuar lojtarëve. E kur kundërshtarët ndryshuan skemë, edhe ne ndryshuam”. Giovanni Colella është shumë i sigurtë për ekipin e tij, sidomos tani që presionin e ka kaluar te rivalët e Tiranës. Pas fitores 0-2 me Teutën, të kuqtë janë +3 nga bardheblutë që luajnë nesër me Erzenin. “Ndeshjet tani janë të gjithë të vështira – shpjegoi Colella -. Kampionati është ende i hapur. Egnatia fitoi ndaj ne jemi të lumtur që fituam këtu. Por tani duhet të bëjmë një ditë pushim e të kthehemi të punojmë. Nuk ka ndryshuar asgjë për javën e ardhshme”.

Tekniku i të kuqve megjithatë nuk dëshiron të merret me kundërshtarin. Edhe sepse e ka të qartë se edhe nëse Tirana gabon, tre pikët nuk japin asnjë garanci: “Ndalesa e Tiranës? Nuk do të isha i qetë gjithsesi. Mungojnë 9 ndeshje dhe ne i themi një “përjetësi”. Nesër pushohet, bëhet relaks, hahet, futboll zero”.

Lexo më tej: Video/ Mba e Hoti i japin Partizanit arratinë: të kuqtë ‘mbysin’ Teutën dhe marrin rezultatin e 5-të pozitiv radhazi

MARTINI: ATA GOLA, JANË TË PAFALSHËM

“Na vjen keq për rastet e humbura, kishim mundësinë të barazonim. Partizani luajti më mirë se ne. Ashtu si shkoi ndeshja, Partizani e meritoi fitoren. Jam i mërzitur për pikët se janë të domosdoshme. S’jam i kënaqur me lojën e ekipit tim”. Edi Martini ka marrë një goditje të fortë për shpresat për Europën, i mposhtur 0-2 në shtëpi nga Partizani kryesues. Teuta është në një ngërc që tekniku shkodran nuk po e kupton, por ia tregojnë pesë ndeshjet pa fitore: “Ky është futbolli, u çekuilibruam. Mund ta bënim më shumë dhe mos pësonim. Ata gola, janë të pafalshëm. Partizani pati shumë raste, pikët janë ato që më dhembin me tepër”.

Një konstatim i hidhur ai për pauzën e kampionatit, fajtore sipas Martinit për rënien e përqendrimit: “Sot kemi gabuar, s’ishim agresivë si herët e tjera. Goli i pësuar na shokoi, duhet të bëjmë kujdes. Pushimi dikujt i shërben mirë dikujt keq. Ne na ka ulur pak përqendrimin, por nuk është justifikim. Duhet të bëjmë kujdes, na pret një ndeshje e vështirë me Laçin javën tjetër”, e mbylli Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *