• |
ide | kryesore

Video/ Bonaventura ngrin Interin: triumfon 0-1 Fiorentina, Inzaghi pëson humbjen e tretë radhazi

-Instant, Sport, Video
Bonaventura



Fiorentina triumfon 0-1 në San Siro në ndeshjen e javë së 28 të Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghi pësojnë humbjen e tyre të katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Goditja me kokë e Bonaventura në minutën e 53’ i shkaktoi Inter humbjen e tretë radhazi. Fitorja e pestë radhazi në Serie A, ndërkohë, për Fiorentinën e Italiano. Kriza e Inter çertifikohet, sërish viktimë e vetvetes me shumë raste për gol të gllabëruara nga Lukaku dhe Mkhitaryan. Edhe i pafat Inter, në shtyllën e Barella.

Nuk është një shaka, as rreng për 1 prillin. Interi ka humbur dhjetë ndeshje në kampionat. Dhjetë nga njëzet e tetë, më shumë se një në çdo tre ndeshje. Kështu, përveç një titulli utopik të kultivuar deri disa muaj më parë, ky ekip po rrudhet në mënyrë të rrezikshme brenda kufijve dhe frikës së tij. Rënia shkatërruese e sotme ndaj Fiorentinës së Italiano, që meriton të ëndërrojë shumë, është një tjetër tregues i një situate të rëndë.

Lexo më tej: Inter drejt një prilli zjarri: nëntë ndeshje e katër rikuperime fondamentale për Simone Inzaghi

Bonaventura i dha fillimin më të keq të mundshëm të një muaji në të cilin zikaltrit janë realisht në rrezik. Kupa e Italisë dhe marramendja e Champions kanë rëndësi, por këtu rrezikohet vendi i katërt në mënyrë të frikshme. E ndërsa San Siro në fund fishkëllen, Fiorentina e guximshme dhe me fat ekzaltohet. Për ta, finalja e sezonit mund të priret me meritë drejt klasifikimit të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *