• |
ide | kryesore

Video/ Gafë skandaloze e Kobel e dygolësh i Muller: debutim spektakolar i Tuchel, që ‘fshin’ 4-2 Dortmund

-Instant, Sport, Video
Tuchel



Mirë, përkundrazi shumë mirë debutimi i Thomas Tuchel në pankinën e Bayern Munich. Në ndeshjen e javës së 26 të Bundesligës, bavarezët fshijnë Borussia Dortmund me rezultatin 4-2. Leipzig bie në mënyrë katastrofike, i mundur në shtëpi 3-0 nga Mainz. Me të njëjtin rezultat fituan edhe Union Berlin (në shtëpi kundër Sttutgart) dhe Bayer Leverkusen (në Schalke 04). Freiburg ngadalëson ritmin, 1-1 me Herta Berlin. Përfundon në barazim 2-2 ndërkohë Wolfsburg-Augsburg.

GAFA E KOBEL E DEBUTIMI I TUCHEL

Aventura e Thomas Tuchel në pankinën e Bayern Munich nisi me zhurmë, duke mposhtur Borussia Dortmundin 4-2. Bavarezët rimarrin kështu kreun e Bundesligës, duke shkuar +2 pikërisht ndaj verdhezinjve, të mundur në ndeshjen direkte. Fillimi i vrullshëm për bavarezët, që kaluan në avantazh në minutën e 13’. Në topin e gjatë të Upamecano portieri i Dortmund, Kobel, doli krejtësisht huq me topin që përfundoi ngadalë në rrjetë. Skuadra e Tuchel fitoi besim dhe pesë minuta më vonë dyfishoi avantazhin. Në krosimin nga këndi të Kimmich erdhi goditja me kokë e de Ligt dhe devijimi fitues i Muller, që bëri rezultatin 2-0. Gjermani shënoi dygolëshin personal në minutën e 23’, me një tjetër devijim nën portë. Sané goditi nga jashtë zonës, Kobel grushtoi, jo si duhet dhe Muller e falenderoi, duke e cuar topin në rrjetë. Pjesa e parë ishte një solo totale e Bayern. Vetëm Reus tentoi të zgjojë verdhezinjtë pak para bilbilit të dyfishtë, por në pushim shkuan në 3-0.

Lexo më tej: Debutimi kundër ish-skuadrës, Tuchel prezantohet te Bayern: “Nder të jem këtu, mund të fitojmë gjithçka”

Gjërat nuk ndryshuan as pas rifillimit. Bayern gjeti 4-0 me Coman në minutën e 50’ dhe vetëm pas pokerit Borussia u ndez. Në minutën e 72 Emre Can realizoi me penalltinë e fituar nga Bellingham. Pastaj në minutën e 90 kishte kohë edhe për golin e 4-2 të Malen, që e bëri më pak të rëndë defiçitin e verdhezinjve. Bayern fitoi dhe bindi, duke u ngritur në 55 pikë dhe duke rimarrë kryesimin e Bundesligës, +2 ndaj Borussia Dortmund.

Bundesliga Germany

Freiburg 1-1 Hertha Berlin
RB Leipzig 0-3 Mainz
Schalke 04 0-3 Bayer Leverkusen
Union Berlin 3-0 VfB Stuttgart
Wolfsburg 2-2 Augsburg
Bayern Munich 4-2 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *