• |
ide | kryesore

Papa Françesku mban meshën e parë pas daljes nga spitali: Faleminderit që u lutët për mua

-Instant, Lajme, Planet



Papa Françesku shërbeu në shërbesën katolike të së dielës, pas daljes nga spitali Gemelli në Romë, duke falenderuar ata që u lutën për shëndetin e tij.

“Faleminderit për mbështetjen dhe lutjet tuaja, të cilat janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Falenderoj popullin e Romës dhe pelegrinët ”, tha Papa. Në sheshin e Shën Pjetrit, mëngjesin e sotëm besimtarët kaluan numrin 60 mijë.

“Një javë më parë, një i pastrehë gjerman vdiq, nën kolonadën e këtij sheshi, i vetëm dhe i braktisur. Për secilin prej nesh, ai njeri është Jezusi. Ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për ne, ka kaq shumë të braktisur. Edhe unë kam nevojë për përkëdheljen e Jezusit, për ta ndjerë pranë meje. Për këtë arsye e vizitoj dhe e kërkoj mes të braktisurve, mes atyre që nuk kanë askënd”, shtoi Papa në mesazhin e tij.

Nesër fillon Java e Shenjtë Katolike. Siç u bë e ditur, të enjten Papa do të shkojë, për ceremoninë e “Lavamanit”, në burgun e të miturve të Romës, Casal del Marmo. Ndërsa, të premten, Papa do të kremtojë, në Koloseum, “Rrugën e Kryqit” (Via Crucis), në të cilën përfaqësohet marshimi i martirizimit të Jezusit drejt Kalvarit.



1 Comment

  1. Papa Vojtila ose Gjon Pali i Dyte pat dale ne brigjet e Adriatikut duke mallkuar regjimin ateist

    e vrastar bolshevik te Enver Hoxhes duke u solidarozuar me viktimen e ketij regjimi popullin

    e vuajur shqiptar, kurse ky erdhi ne vitin 2014 ne udhetimin e tij te pare Apostolik ne Europe

    dhe pasi parakaloi para fotografive te 38 martireve te Kishes , u shterngoi doren dhe me

    prezencen e tij bekoi bijte e atyre qe i torturuan, i gjymtuan dhe i vrane ata martire.

    Ne vend qe te bekonte femijet apo niperit e atyre qe u burgosen e u torturuan per besimin e

    tyre, qe mbajten ne shpirt besimin e patundur ne Zot dhe Atedhe, shkoi e bekoi birin e Edi Rames

    dhe nipin e atij qe kishte firmosur ne vitin 1988 varjen ne litar te te poetit disident Havzi Nela.

    Nuk e di nese ishte e pafajshme apo e qellimshme por pas kesaj vizite une qe kam qindra breza

    ne besimin katolik kur ky del ne TV nderroi stacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *