Bruno Fernandes bën të lumtur një tifozin e tij pasi ky i fundit vazhdoi ta etiketonte në postimet e tij për treqind ditë rradhazi. Një tifoz i Manchester United i kishte shkruar pa sukses Bruno Fernandes për 300 ditë radhazi në Tëitter. Natyrisht ai shpresonte për një përgjigje nga mesfushori i Djajve të Kuq. Ndoshta ai ishte nga ata që nuk heqin dorë, apo mund të ishte edhe duke u dorëzuar, kur erdhi reagimi nga portugezi. Bruno Fernandes i shkroi një tëeet tifozit të tij, duke e befasuar: “I kam parë tëeet-et tuaja për 280 ditë rradhazi. I premtova vetes se nëse arrije 300, do të të dhuroja fanellën time”.
I saw you tweet around 280 days and said to myself that if he reach 300 days then I will send him a shirt! Thanks for the support. Email in my bio and I send you a shirt 👏🏻 https://t.co/PvcE0l1hUO
— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) February 12, 2023
E thënë, e bërë. Në ditën e 300-të, Bruno i bëri një video telefonatë surprizë tifozit të madh të United. Numri 8 portugez e mbajti premtimin dhe i dhuroi atij fanellën. Për më tepër, gjatë video-telefonatës ai gjithashtu e ka ftuar tifozin për të ndjekur një ndeshje të Manchester në Old Trafford: “Kur të duash, dije se mund të vish në shtëpinë tonë për një ndeshje”.
After 300 days of tweeting me I finally managed to speak to Blessed… I think he was surprised 😂🙏 pic.twitter.com/3Y5qUEUkNy
— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) March 31, 2023