• |
ide | kryesore

Video/ Absurde në Brazil! godasin lojtarin me protezë dhëmbësh gjatë Caxias – Gremio

-Instant, Sport, Video
gremio



Ajo që ndodhi në Brazil gjatë një ndeshje futbolli është e pabesueshme. Në ndeshjen mes Caxias e Gremio, pas një goli të shënuar, fluturoi në fushë një protezë dhëmbësh direkt nga tribuna. Dëshmia është dhënë nga gazetari Fernando Becker.

Një episod që ndoshta nuk kishte ndodhur më parë në fusha futbolli. U kujdesën në Brazil që të kishte një herë të parë, në ndeshjen mes Caxias dhe Gremio që përfundoi me rezultatin 1-1. Menjëherë pas golit të vendasve, në fushë fluturoi një protezë dhëmbësh, ndoshta e një tifozi. Se si ka mbërritur në fushë mbetet ende për t’u verifikuar, por e konfirmon gazetari Fernando Becker.

Fernando Becker ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen si korrespondent. E është ai që dokumenton praninë e pazakontë të një proteze dhëmbësh në fushë: “Lojtari i Caxias po festonte golin kur ndjeva sikur më kishte rënë një gur në krah. Kërkoj në tokë por shoh një protezë dhëmbësh. Nuk e di nëse është hedhur apo ka rënë nga goja e tifozit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *