• |
ide | kryesore

Video/ Karton i verdhë, pastaj një goditje me gju lojtarit: arbitri Gomez rrezikon tani karrierën

-Instant, Sport, Video
Gomez



E pabesueshme ajo që ndodhi në Meksikë gjatë ndeshjes së madhe të Liga MX mes Club America dhe Leon. Një faull i pretenduar me dorë shkaktoi protesta të ashpra. Lojtarët vizitorë rrethuan menjwherw arbitrin, Fernando Hernandez Gomez. Ky i fundit, në përpjekje për të qetësuar polemikat, fillimisht ndëshkoi me karton e pastaj i dha njw goditje me gju mesfushorit Lucas Romero. Një episod që mund t’i kushtojë karrierën drejtuesit të ndeshjes.

Të mbash mendjen të kthjellët, kur je nën presion, është një nga cilësitë më të rëndësishme për një arbitër të nivelit. Një cilësi që meksikani Fernando Hernandez Gomez megjithatë ka treguar se nuk e zotëron. Gjatë sfidës në kampionatit elitar meksikan Club America-Leon, lojtarët miq kërkuan një rishikim me VAR te arbitri. Ata pretendonin një top të prekur me dorë në aksionin e barazimit 1-1 të shënuar nga Club America. I rrethuar, bilbili meksikan Gomez fillimisht tregoi një karton të verdhë. Pastaj në një përballje të ashpër me mesfushorin e Leon, Lucas Romero, i dha atij një goditje me gju në pjesën e poshtme të barkut, duke e rrëzuar lojtarin përtokë.

Federata Meksikane e Futbollit lëshoi një deklaratë ku konfirmon se ka nisur një hetim: “Komisioni i arbitrave informoi se do të hapet një hetim për ngjarjet që i ndodhën Fernando Hernández Gomez gjatë ndeshjes América-León, java e 13 e Liga MX”, thuhej në deklaratë. Nëse Hernandez shpallet fajtor, ai mund të përballet me një gjobë dhe një pezullim nga një deri në 15 ndeshje. Në fund të takimit Romero komentoi episodin: “Arbitri më tha që gjuri nuk ishte i qëllimshëm. Unë kërkoj vetëm që ata të na respektojnë, siç i respektojmë ne në fushë”.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *