• |
ide | kryesore

Atentatì me bombē në Shkozet/ Zbulohet mekanizmi që hodhi makinën në erë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Hakmarrja ose përplasja mes grupeve kriminale, janë dy prej pistave hetimore që po heton policia e Durrësit për zbardhjen e atentatit me eksploziv ndaj Aldi Mustafës.

Rreth mesditës së të hënës një sasi e vogël eksplozivi e vendosur në gomën e pasme të makinës dyshohet se u aktivizua me telekomandë teksa mjeti “Volkswagen” i Mustafës po lëvizte në aksin Durrës shkozet.

Si pasojë e këtij shpërthimi pati vetëm dëme material. I pyetur nga uniformat blu Aldi Mustafa, me precedent për narkotikë, kanosje, dhe armëmbajtje pa leje nuk ka thënë emra konkret se nga kush mund të ishte sulmuar. Ai është shprehur se makinën e parkon çdo ditë në rrugën përballë shtëpisë dhe nuk i druhej asnjë sulmi.

Nga ana tjetër policia përgjigjet për hetimin po i kërkon në të shkuarën e Mustafës i cili pak muaj më parë doli nga burgu pasi vuajti dënimin për 3 pistoleta të kapura pa leje. Po ashtu rezulton se në 2001 në zonën e plazhit në Durrës ai ka plagosur rëndë një person ndërsa vite më vonë i ka shpëtuar një atentati në Kavajë. Në funksion të hetimit policia ka shoqëruar disa persona në komisariat si dhe po vijon vëzhgimi me imtësi i pamjeve të kamerave të sigurisë pranë banesës së Aldi Mustafës si dhe në perimetrin ku ndodhi ngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *