• |
ide | kryesore

Lubonja: “Grushti i shtetit nga lart” i Ramës dhe teza ime e bashkimit të opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur për garën e 14 majit duke u ndalur tek paraqitja e opozitës në këto zgjedhje. Në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se kryeministri Rama ka bërë një “grusht gradual shteti nga lart” në vend.

Sipas tij forcat opozitare në vend duhet të rreshtohen së bashku dhe të bëjnë rezistencë kundrejt qeverisjes dhe më pas të kenë diskutime mes tyre. Ai shtoi se nuk fiton dot askush përballë një regjimi të tillë që ka kapur çdo institucion.

“Unë kam folur për bashkim dhe kam dhënë një shembull shumë të qartë. Atë që ka ndodhur në Izrael këto ditë. Është ende në proces akoma. Ndodhi kjo që Netanyahu donte të bënte një reformë në drejtësi ku donte të shtonte nja dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, etj dhe nuk po u hyj teknikaliteteve dhe u kundërshtua nga kundërshtarët e tij, nga opozita, por jo vetëm. Duke iu referuar Hararit që kishte bërë edhe një shkrim për këtë, duke e quajtur “grusht shteti nga lart”.

Sipas tij ka dy lloje grushtesh shteti. Ka grusht shteti nga poshtë, kur gjeneralë të caktuar që duan të marrin pushtetin bëjnë sulm mbi pallatin dhe kapin e marrin pushtetin nga poshtë – lart. Ka dhe një grusht shteti nga lart -poshtë kur qeveritarë në pushtet me qeveri legjitime dhe sipas ligjit, fillojnë të përdorin ligjin duke përjetësuar pushtetin e tyre.

Teza ime është që Edi Rama ka bërë pikërisht këtë. Një “grusht gradual shteti nga lart”. Nuk po i hyj me detaje sepse kam folur dhe herë të tjera dhe e kam quajtur herë “putinizëm”, herë e kam quajtur “tirani e mazhorancës”, apo “narkoshtet”. Kam përdorur terma të ndryshëm.

Tani çfarë ndodhi në Izrael. U bashkuan të gjithë dhe dolën në shesh. Jo vetëm opozita, por edhe Presidenti i Republikës, por edhe shoqëria civile, por edhe sindikatat që shkuan deri në grevë të përgjithshme për ta ndaluar. Pra ishte një bashkim për të mbrojtur themelet e shtetit që është demokracia dhe liria, terreni mbi të cilin jetojmë të gjithë të qetë. Kur ky terren është i kërcënuar atëherë unë them që duhet ky bashkim.

LEXO EDHE: Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

Nëse ka Shqipëria një shembull të tillë, unë e kam një, ku kam qenë dhe vetë kur ndodhi ‘96-‘97 dhe kur Berisha po bëhej një rrezik sipas mendimit të një shumice, ndodhi edhe ajo kriza e piramidave, u bashkuan nga e djathta ekstreme me Petrit Kalakulën deri tek Partia Socialiste. U bashkuan për të normalizuar këtë dhe për të shkuar në zgjedhje dhe jo për të marrë aty pushtetin njëra ose tjetra.

Unë tani flas për bashkim. Tani e kanë gjetur kollaj këta polemizuesit dhe thonë: “Është rreshtuar me Berishën”. Unë nuk them “të rreshtohemi me Berishën” siç e ka përdorur Kajsiu: “Rreshtohet Lubonja me Berishën”. Absolutisht nuk e kam thënë ndonjëherë. Unë kam thënë bashkim, hajde të gjejmë modalitetet.

Sigurisht edhe me Berishën, edhe me Metën, por modalitetet duhen diskutuar. Çfarë diskutoj unë për ata që i quaj “të baraslarguarit”. Këta nisen në apriori që “me Berishën dhe me Metën nuk duhet të bashkohesh se këta nuk janë zgjidhje”. Së dyti, nuk përcaktojnë të gjithë lirinë dhe demokracinë si rrezik kryesor. Thonë është sistemi, madje sistemi në kuptimin e përgjithshëm. Por edhe ai që kishim ne me 3 parti, ai sistemi që unë i kam quajtur “banda” ishte më demokratik se ky që kemi sot dhe që po eliminon gjithçka.

LEXO EDHE: Replikë me Lubonjën: Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama

Ai ishte një sistem ku mund të dilnin parti të reja. Në këtë situatë tani, ku ka një sistem për t’i eliminuar kundërshtarët, nuk ka asnjë shans që të lindin parti të reja. Dhe dalin teza se “e keqja është njësoj”, se “është Rama, por është dhe Berisha”. Kjo është teza e të baraslarguarve, që ata janë njësoj. Ka dhe teza të tjera që nuk vënë lirinë dhe demokracinë si rrezikun kryesor, por korrupsionin etj.

Atëherë çfarë bën kjo. Kjo e shpërqendron vëmendjen e publikut nga ai që është rreziku kryesor. Madje Endri Shabani tha herën e kaluar se “ne do rregullojmë transportin urban”. Një pjesë nga këta nuk e quan as regjim, nga këta të baraslarguarit. Duket sikur jemi vend normal, në një vend që vetëm se është Berisha dhe Meta të pabesueshëm për shkak të së kaluarës së tyre (dhe këtu ka për të folur sa të duash), nuk fiton opozita, se përndryshe mund të fitojë.

Teza ime është që nuk fiton dot kushdo qoftë kur janë kapur të gjitha institucionet. Atëherë duhen bashkuar të gjitha forcat. Unë u kam bërë thirrje të gjithëve nëpërmjet shembullit izraelit. Edhe socialistëve, sepse në Izrael ishte edhe ministri i mbrojtjes dhe 2 ministra të tjerë iu larguan nga qeveria Netanjahut për këtë gjë. U bëj thirrje edhe socialistëve që të bashkohen në këtë front.

Në vend të kësaj, bëhet sikur jemi në një sistem të korruptuar si ai i viteve 2015-2017 në qeverisjen e parë të Ramës kur ai ishte me Metën dhe kishte ende shpresë se mund të kishte rotacion. Atëherë mbështesnim parti të reja. Vetë unë kam mbështetur Bojaxhiun, kam mbështetur dhe Ben Blushin me këtë tezë që duhet të dalë diçka e re.

Përvoja më mëson që kjo tezë është e dështuar. Në ’97-ën u bashkuan të gjithë për një çështje të caktuar dhe pastaj u shkua në zgjedhje. Termat e bashkimit nuk mund t’i diskutoj tani, por unë them që duhet bashkim. Tezat nuk i kam formuluar, por teza kryesore është që “jo të rreshtohesh me Berishën”, por me identitetet e tyre këto forca të reja që janë kundër regjimit duhet të shkojnë në këtë front dhe nesër të bëjnë debat me Berishën, t’i vënë kushte Berishës.

Këta as nuk mendojnë të shkojnë tek Berisha sepse të baraslarguarit thonë që edhe Berisha është njësoj dhe duhet përjashtuar nga politika. Ky është problemi” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. SHKRIM ME PLOT ARESYE E LLOGJIKE NE GJENDJEN ABSTRAKTE TE DEMOKRACISE KU VENDIN E KA CUAR SEKTI RILINDJE. KY PUSHTET DOMOSDOMERISHT DUHET PERMBYSUR, E TE DALIN NE GJUQ PER LLOGARI DHENIJE POLITKO FINANCIARE QE E SHKATERRUAN EKONO.INE E VENDIT, POR DHE OPINIONIN E KETIJ KOMBI. GJITHESESI ME MIRE, E NE RRUGE ME TE MIRA PAS NDREQJES SE SHKATERRIMIT TE VENDIT QE I BENE VENDIT KETA BANDITO TRASHEGIMTARE TE KURVIT.

    1. Ja c’do te thote te jesh me integritet moral dhe profesional, i paanshem dhe i drejte ne trajtimin e nje ceshtjeje. Me pak fjale, shkurt dhe sakte, Lubonja hedh poshte me kaq lehtesi te gjithe ate carcaf te merzitshem te Kajsiut te para do diteve; dhe jo vetem me Kajsiun, por ne te gjitha debatet me “te pavarur” te tjere te lloj-llojshem ne studiot televizive. Nese e keni vene re, te gjithe i shmangen Lubonjes; edhe kur ka ndonje qe mundohet qe t’i kundervihet, behet qesharak, si ai Plarent Ndreca i PS-se, qe i thoshte Lubonjes qe ” ti nuk ke as moralin dhe as integritetin tim”…!!! Imagjino nje zuzar i korruptuar i Rames dhe i Veliajt t’i thote keshtu Lubonjes!
      Ne kohen e fashizmit ne Itali, thuhet se ne nje universitet e gjithe trupa akademike dhe stafi ishin mbeshtetes te fashizmit; vetem nje profesor ishte kunder; dhe mjaftoi ky i vetmi, qe t’e konsiderohej nderi i universitetit i shpetuar. Opinioni publik shqiptar eshte i dominuar nga zuzaret dhe bashibozuket e neveritshem te Rames; e megjithate eshte Lubonja ( por edhe Bushati i Lapsit) qe po i shpeton nderin atij.
      Lubonja eshte si nje pasqyre, kur te gjihte keta laperdhare shohin surreterit e tyre te percudnuar nga korruptimi prej pushtetit kriminal te Edi Rames.
      Imagjinoni nje peshore: Lubonja me nje ane, te gjithe opinionistet e tjere ne tjetren… perseri ana e Lubonjes peshon shume rende dhe eshte e pamundur per t’u kunderpeshuar; kjo thjeshte per faktin, qe ata jane krejtesisht te papeshe
      Ky duhet te jete mesim edhe per gazetaret e rinj qe e duan kete profesion. Nese doni te beheni me te vertete te tille, ndiqni shembullin e Lubonjes.

  2. Ky eshte intelektual ne kuptimin e plote te fjales, jo ata qe llomotitin ne cdo studio e i vene ne te njejtin nivel si opoziten ( qe ka vetem fjalen) dhe qeverine qe skandalet e korupsionit te dites pasardhese jane kurdohere me te medha se ato te dites qe shkoi.

  3. Teza “horra” bashkohuni per te rrezuar kryeministrin Berisha e qe u perdor ne zgjedhjet e 2013 sot kemi kete produkt qe nuk na pelqen, deshirohet e njejta formule me “horra” por nuk ka shanse ta besoj kush e te perseritet perseri historia

  4. Bashkimi ne nje front te perbashket antiregjim sot eshte domosdoshmeri jo vetem per te mbrojtur
    lirine dhe demokracine por ne radhe te pare per te mbrojtur Shqiperine, eshte nje detyre jo vetem
    demokratike por mbi te gjitha patriotike. Regjimet e mbeshtetura ne korrupsionin dhe shitjen e
    interesave kombetare eshte shume e veshtire per ti larguar sepse ato jane te gatshme qe te korruptojne
    cdo ze kritik, cdo institucion vendas apo nderkombetar, cdo media brenda apo jashte Shqiperise.
    Kurre ndonjehere Shqiperia nuk ka qene me afer shperberjes se sa sot. Ikja nga Shqiperia eshte
    shpresa e vetme per 83 peraind te shqiptareve sipas sondazheve te fundit. A nuk eshte ky nje alarm
    per cdo shqiptar per ti ndalur doren ketij regjimi qe po e con Shqiperine drejt humneres se
    pashmangeshme?

  5. Po ça thua o Lubonja,po pse kush ka bythe pastaj ti veri kushte Berishes,ai pa pushtet e nuk le njeri pa baltosur e pa kercenuar e jo me te vij ne pushtet,jo Lubonja sa te jete Berisha me Meten verdalle ne pushtet do jete Rama,keshtuqe po deshe te permbyset “regjimi”,kerkoi Berishes dhe Metes te terhiqen nga politika dhe do shikosh sa shpejt permbyset “regjimi”,kur do ta kuptoni qe Berisha e mban peng opoziten dhe mban ne pushtet Ramen!!!

  6. Ky ka shkar komplet. Me dashje apo jo kjo pak rendesi ka.
    Lubonja na ben per budallenj. Dhe na servir nje shembull, ne bot. Po qe nuk ka asnje lloj ngjashmerie me rastin ton.
    O z Lubonja…. Reformen qe kundershton opozita ne izrael. E kundershton dhe usa. Po ti kete nuk e thua. Thjesht thua nuk dua te futem ne teknalitete.
    Fol pra me paster. Fol fol dhe thuaj. QE USA BASHK ME OPOZITEN NE IZRAEL, JAN KUNDRA QEVERIS QE DO TE BEJ DISA NDRYSHIME NE DREJTESIN E SHKELQYER NE ATE SHTET. DHE NE KRAHASIM ME RASTIN TON ESHTE KOMPLET E KUNDERTA.
    E pra o i djallezuari Lubonja. Ne idiot nuk jemi. Ashtu si mendon ti, se jemi.
    Ti”shoku” Lubonja, je nje njeri mashtrues dhe deformues i realitetit. Nuk meriton vemndjen time.

  7. Por ndryshe nga Basha, Sali Berisha vazhdon të jetë aty, i vendosur deri në fund për shkatërrimin e PD-së.

    E ndërsa Berisha nuk heq dorë nga lufta me të gjithë, Lulzim Basha filmohet herë pas here duke shijuar jetën.Ti xixa para shume kohesh e ke share kete fatosin dhe nuk i ke lene gje pa thane sepse ti je nje ushtar cecen i salihut,kur tosi fliste per regjimin vrastar te salihut

  8. Ky qorri do bente mire fillimisht te nderronte xhaketen e piset qe vesh cdo nate prej vitesh, si dhe te bleje shampo kunder zbokthit. Harron qe s’eshte ne burg me dhe mund edhe te dali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *