• |
ide | kryesore

Sërish Audrey Glover/ “Armikja” e Berishës, në krye të vëzhguesve të ODIHR për 14 majin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Glover



Britanikja Audrey Glover është caktuar sërish Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Ajo pritet të mbërrijë shumë shpejt për një vizitë të shkurtër në Shqipëri ku do të ketë takime me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të partive politike.

Emri i saj është mjaft i njohur për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo është hera e pestë që ajo do të jetë në krye të vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Për herë të parë Glover monitoroi zgjedhjet mjaft të kontestuara të 26 majit 1996.

Në atë kohë ajo bëri vërejtje mjaft të rënda për procesin duke i cilësuar zgjedhjet si “jo të lira dhe të ndershme”. Kjo bëri që Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha të bëjë akuza mjaft të rënda ndaj saj duke e cilësuar “kapomafia” dhe madje e shpalli atë edhe “non grata”.

Por Glover u rikthye në 2009-ën kur sërish Berisha ishte në pushtet për herë të dytë dhe në opozitë Edi Rama. Edhe atëherë Berisha e kundërshtoi ardhjen e saj, gjë që e ka pranuar edhe publikisht.

“Në 2009 zgjedhjet i vëzhgoi mikesha e tij, Audrey Glover që është këtu. Që përfaqëson një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve. Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favorizuar mua do të më bënte ajo? Përkundrazi” – është shprehur Berisha.

Më pas Glover ka ardhur në Shqipëri edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2021. Këtë herë bashkë me Glover, në Shqipëri do të jetë një mision i ODIHR me 324 vëzhgues për lokalet e 14 majit. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. Kujdes se po ju ikin ‘shoket e Partise’ nje e mga nje…. Qemali, Nako, Gogo, koçi, Mehmeti, Beqiri.
      Hahahahahaahahahahahahahahah

      1. Edhe shoku e Enver ka folur per rrezikun anglo sakson.
        Bravo shoku Berisha, qe vazhdon me vendosmeri luften kundrejt perendimit dhe kapitalizmit.

  1. Raportet e Misionit te ODHIR jane bere si Raportet e Kontrollit te Larte te Shtetit .

    Cfare vlere kane nese nuk penalizohen ata qe bejne shkelje?

  2. Turizmi zgjedhor i të dërguarve të OSBE-ODIHR, pavarësisht emrit të madh të organizmave të tyre, prej vitesh nuk ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së zgjedhjeve në Shqipëri , por në degradimin e demokracisë në vend.

    Kur shqiptarët të bëjnë zgjedhje demokratike si më 1992, kur roli i tyre ishte i papërfillshëm , atëherë mund të flitet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *