• |
ide | kryesore

Chelsea i beson legjendës, në pankinë kthehet Lampard: ai do të jetë “rimorkiuesi” deri në fund të sezonit

-Instant, F1, Sport
Lampard



Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea deri në fund të sezonit. Siç raporton Sky Sports UK, ish-ylli i Blues, i sapo shkarkuar nga Everton, do të nënshkruajë në 24 orët e ardhshme. Lampard do të jetë rimorkiuesi i skuadrës angleze pas lamtumirës me Potter. Për ish-mesfushorin është një rikthim në pankinë, sepse ka trajnuar në Stamford Bridge deri në janar 2021. Tashmë fatet e londinezëve janë në duart e tij me teknikun që do të përpiqet të eliminojë Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lampard do të mundohet gjithashtu edhe të ngushtojë diferencën në lidhje me zonën europiane (Blues janë të njëmbëdhjetët).

Përvoja e parë si trajner i ish-skuadrës së tij, nga korriku 2019 deri në janar 2021 (84 ndeshje, 44 fitore, 17 barazime dhe 23 humbje), përfundoi me shkarkim. Vendin e Lampard e mori Thomas Tuchel, që më pas fitoi Champions duke mposhtur Manchester City në Oporto. Pas largimit nga Blues, Lampard udhëhoqi Derby County në Championship dhe më pas Everton në Premier League, por edhe kjo përfundoi me shkarkimin e tij pas një viti.

Lexo më tej: “Erdhi Harry”. Potter ishte palaço i dhomave të zhveshjes së Chelsea: i kishin vënë edhe një pseudonim

Lampard do të jetë rimorkiuesi i Chelsea. Klubi, ndërkohë, vazhdon të reflektojë për emrin e menaxherit për t’u fokusuar në verë. Sipas raportimeve në Angli, favorit është Nagelsmann, i sapodalë nga eksperienca me Bayern Munich. Por me insistim në ambjentet e Blues po qarkullon edhe emri i Luis Enrique.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *