• |
ide | kryesore

Dëborë dhe temperatura deri në -1 në zonat malore, parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit
moti



Territori Shqiptar mbetet i përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të gjithë vendin tonë intervale të gjata me
vranësira të shpeshta.

Parashikohet që vranësirat të pësosojnë zhvillime të përkohëshme në vendin tonë, duke bërë që në ultësirën parëndimore të ketë edhe
momente me pika shiu.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke
u luhatur nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa me e madhe e Kosovës përgjatë ditës së enjte do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe
vranësirash të shpeshta.

Parashikohet që herë pas here vranësirat të bëhen më të dukshme në territor e Kosovës, duke krijuar mundësi për shfaqje të flokëve të pakta të dëborës në zonat Perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonise prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të fothta.

Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të dominojnë Maqedonine duke sjellë dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temepraturat e ajrit do të rregjistrojnë -4°C në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mesditës pritet që termometri të ngjitet derin në 12°C.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vanësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar
reshje shiu dhe dëbore.

Gjithashtu nën ndikimin e msasave ajrore të paqëndrueshme do të jetë Europa Veriore, ku në Britanin e Madhe do të ketë reshje shiu.

Ndërsa dëborë do të ketë në Skandinavi. Por Europa Lindore dhe ajo perëndimore kryesisht pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *