• |
ide | kryesore

Gërdeci/ Sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për Mediun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediu



Ditën e sotme po zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Në gjykatë është i pranishëm vetëm avokati Henrik Ligori dhe familjarët e të miturit, E.Durdës, që humbi jetën në Gërdec.

Kujtojmë se ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *