Është kaos total te PSG. E jo vetëm në fushë. Nën presion në renditje, pas eliminimit nga Kupa e Francës dhe mbi të gjitha Champions, klubit të emirit të Katarit i duhet të menaxhojë një front të ri. E nuk është ajo e rinovimit të Lionel Messi, që është gjithnjë e më pak e sigurtë. Ai që ndezi ditën ishte postimi i Kylian Mbappé. Sulmuesi u distancua në mënyrë të ashpër dhe formale nga video e fushatës së abonimeve për sezonin e ardhshëm, me atë si protagonist.
FAMILJA PSG
Në videon e shkurtër nën akuzë, të publikuar në rrjetet sociale, Mbappé përshkruan magjinë e Parc des Princes. E gjitha, duke dhuruar ndjesinë e përkatësisë në klubin e kryeqytetit. Një video e stilit kinematografik dhe shumë e kuruar, me imazhe golash, aksionesh, goditjesh. Të fokusuar ishin edhe Donnarumma, Mendes, Zaire-Emery dhe pikërisht Mbappé. As Messi, as Neymar. Në fund janë brohoritjet në tribuna dhe mes fëmijëve. Në pamje të parë, një video intensive dhe tërheqëse, si slogani i fundit: “Parisi i madh, familje e madhe”.
🔜🎦🗣️
Want to know more about our Parisians? 🤩
Discover soon the episodes of @cryptocom and @cryptocom_BR with Messi, @neymarjr, @SergioRamos, @marquinhos_m5, @vitinha and @FabianRP52 ❤️💙 pic.twitter.com/cbdTHtaUk8
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 6, 2023
THUMBIMI I MBAPPÉ
Në realitet, PSG është një familje shumë grindavece duke qenë se spoti nuk i ka pëlqyer fare Mbappe. Sulmuesi ka postuar një mesazh si përgjigjeje: “Në asnjë moment nuk u informova për qëllimin e intervistës në fjalë. Ishte një intervistë bazë në një ditë të promovimit të marketingut”. Por thumbimi vjen menjëherë më pas: “Nuk jam dakord me këtë video – tha Kylian -. Prandaj luftoj për të drejtat individuale të imazhit”. Kështu, Mbappé e mbyll duke përmbysur sloganin: “PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe. Por sigurisht që nuk është Kylian Saint-Germain”.
DIVORC MES PALËVE?
Një shuplakë e fortë për PSG nga sulmuesi me 102 milionë ndjekës. Mbappe përveçse nuk ka dhënë aprovimin për videon, në thelb jep përshtypjen se nuk dëshiron të lidhet me promovimin e PSG së ardhshme. Një PSG që drejtuesit dëshirojnë ta ndërtojnë rreth sulmuesit, i cili deri në fund të korrikut duhet të vendosë për rinovimin. Kontrata e francezit skadon në qershor 2024 e, pa rinovim, Mbappé mund të zgjedhë një tjetër klub në janar. Pastaj mund të largohet nga Parisi si lojtar i lirë disa muaj më vonë. Edhe për këtë, mesazhi i postuar në Instagram mund të interpretohet si akti i parë i një procedure të përshpejtuar divorci.