• |
ide | kryesore

Protestuesit francezë djegin restorantin e preferuar të Macron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Macron



Qindra mijëra njerëz kanë vijuar të demonstrojnë në të gjithë Francën kundër planeve të Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç. Nuk munguan përleshjet midis demonstruesve dhe policisë në disa qytete duke përfshirë Lion, Nante dhe Parisin.

Në kryeqytet, protestuesit i vunë flakën tendës së restorantit “La Rotonde” e njohur për organizimin e festimeve të Macron, kur ai udhëhoqi raundin e parë në zgjedhjet presidenciale të 2017-ës. Policia tha se disa qindra nga ata që i përshkroi si “elementë radikalë” ndezën kazanët dhe hodhën fishekzjarrë ndaj rojeve pranë restorantit.

Në Lyon, policia hodhi gaz lotsjellës pasi disa dyqane u plaçkitën dhe u thyen xhamat e bankave. Në Rennes, policia hodhi gaz lotsjellës dhe protestuesit hodhën shashka ndaj oficerëve.

Lëvizja 2 muaj e gjysmë e Francës kundër planeve të Macron për të rritur moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 është kthyer në krizën më serioze politike e mandatit të tij të dytë si president.

Çdo javë, sindikatat kanë udhëhequr greva kombëtare dhe demonstrata paqësore në rrugë. Prej mesit të marsit janë shtuar përplasjet midis policisë dhe protestuesve. Teksa pjesëmarrja ka rënë paksa javët e fundit, sindikatat kanë këmbëngulur se francezët do të vazhdojnë të mobilizohen, duke kërkuar që vendimi të anulohet.

“Ne ende kërkojmë që reforma të revokohet,” – tha Laurent Berger, kreu i sindikatës centriste CFDT, për radion RTL. “Ne jemi në mes të një krize sociale, një krize demokratike” – tha ai.

Qeveria ka refuzuar të anulojë reformën e pensioneve. Të gjitha palët janë në pritje të një vendimi më 14 prill nga këshilli kushtetues i Francës, i cili po vlerëson vlefshmërinë e planeve të qeverisë.

Propozimet e Macron përfshijnë rritjen e moshës minimale të pensionit nga 62 në 64 vjec dhe përshpejtimin e rritjes së numrit të viteve të nevojshme për t’u kualifikuar për një pension të plotë. Drafti u kalua duke përdorur një urdhër ekzekutiv pasi qeveria anashkaloi qëllimisht parlamentin sepse kishte frikë se do të humbiste mbështetjen. Ky veprim zemëroi sindikatat dhe nxori më shumë protestues në rrugë. U ngritën barrikada nga studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. ©LAPSI.al



20 Comments

    1. Prishen qytetin jo shpine e makronit…bole komplet. Europeans jane komplet bole.

      Po fiton xhaxhi soros dhe brezi trushplar. Pse te prishin qytetin ? Po ai qe eshte lodh per ta ngrit si biznes ? ORE JANE BOLE KOMPLET PO TE THEM .

  1. Ky eshte populli i Revolucionit, populli qe vuri gijotinen ne sheshin qendror te Parisit dhe i preu
    koken Luigjit te 16-te ne vitin 1793, popull qe nuk nenshtrohet kurre, jo si ne qe Qeveria na vjedh
    na dhunon lirite e te drejtat themelore, ben cdo gje per te veshtersuar jeten popullit qe ta largoje
    nga Shqiperia dhe prap populli ne vend qe te ngrihet e ti tregoje vendin qeverise se korruptuar
    zhgerlaqet neper mejgane e neper fejsbuqe.

  2. Mirënjohje për atë popull luftarak por dhe demokrat.Pa revolta të vazhdueshme nuk mund të arrihet as një qëllim.

    1. Popull demokrat qe jeton akoma edhe sot nga rrjepja e kolonive e ghysem kolonive.
      Motren tu qije Makaroni, pak e kane.

  3. Moterqirat komunistte per vete i bejne rrevolucionet me gjak per te tjeret thone se duhen protesta paqesore! Pune kopilash te zene neper bunkere.

  4. Po keta jane fasadaxhinjt e evropes.

    Sa kara jan…ben protest per makronin po prishen qytetin hajde bole hajde.

  5. Ik o idiot se ke 5 here qe perserit te njeten idiotesi. Idiot je ti qe pranon te jetosh si skllav dhe jp nje popull qe ngrihet per te drejtat e veta se ne fund te fundit ata jane qe vendosin dhe jo ca lapangjoze te globalisteve qe kujtojne se do ngrejne rendin e ri boteror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *