• |
ide | kryesore

Sa i kushton Shqipërisë mosnjohja e arbitrazhit me Becchettin

-Instant, Arkiva, Blog
ola xama



Një vendim i marrë disa ditë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington rrëzoi përfundimisht shpresat e Shqipërisë për të shpëtuar 108 milion euro që biznesmeni italian Françesko Beketi kërkon të marrë nga buxheti i shtetit.

Ajo që tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në konferencën për shtyp, është më e qartë se Twitter-i i kryeministrit.

Dështimi i Ramës me Bechettin dhe gënjeshtrat për 110 milionë euro

Nëse kreu i qeverisë u përpoq ta relativizonte çështjen e humbjes së shpresës së vetme të ankimimit të vendimit duke e konsideruar në rangun e një “fake news”-i që përhapet nga kundërshtarët në prag të zgjedhjeve, Balluku tha se Shqipëria nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Çështja tashmë që diskutohet është se nëse mosnjohja e këtij vendimi do të shpëtojë paratë e buxhetit të qytetarëve? Deri tani vetëm për kosto ligjore të mbrojtjes së çështjes “Agon Channel” janë paguar 3.1 milionë euro nga buxheti.

Andi Bushati: ana e errët e çështjes Becchetti

Prej dy vitesh, kompania publike e kontrollit ajror “Albcontrol” është në situatë të rëndë financiare për shkak të bllokimit të llogarive të saj pranë “Eurocontrol”, që është autoriteti i kontrollit ajror në Europë.

“Albcontrol” nuk ka para as për të dhënë pagat e punonjësve apo për të mbuluar shpenzime dhe investime të rëndësishme për cilësinë e shërbimit, por dhe jetën e qytetarëve që fluturojnë përmes territorit shqiptar.

Vetëm vitin e shkuar kompania ka siguruar afërsisht 20 milion euro hua nga një kompani publike në Shqipëri dhe një drejtori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Për të dhënë këtë hua, njëra nga kompanitë prishi dhe investimin që kishte bërë në një fond privat, duke humbur fitimet që mund të merrte ndër vite.

Pra deri tani, këto që dihen shkojnë 23 milionë euro. Po kostot e kamatave apo penalitetet që mund të na ndodhin për shkak të moszbatimit të Konventës së Nju Jorkut a mund të maten?

Përpara se sa me këtë gjë të bëhet politikë, shkaktarët duhet të kërkojnë falje, dhe të dyja forcat kryesore duhet të mësojnë nga gabimet duke mbrojtur interesat e shtetit. Nuk janë pak 108 milionë euro për shtetin tonë!

Marre nga facebook i autores Ola Xama



3 Comments

  1. Ju ka mbetur vetem ai mashtruesi italian si deshmitar dhe Mirel Mertiri si biznesmen i goditshem.
    Do dhe pushtet bytha juaj.

    Hani ato kockat qe ju jep Rama e mos na çani koken”Olaaaaaaaaaaaaa???????

    1. Kjo është e veqanta e blogg …deri pa dalë këto budallën e njihte veç shpija e vet,tash e njeh tanë mhalla…

  2. Po varet kush je ti qe e vlereson, sepse per mua si biznesmen qe paguaj tatime Znj. Ola Xama ka shume vlere si gazetare qe nuk e shet profesionalizmin e vet dhe po denoncon pavaresisht regjimit kriminal qe qeveris me vrasje! Per ju te llumit qe nuk e njihni, jeni te lire te vazhdoni njihni ate qe doli me “hallaqet jashte” dhe qe u martua me dashnoren e shokeve te Irfanit! Keshtu qe per mua ka interes cdo ceshtje ku shteti shqiptar abuzon me tatimet qe paguaj, keshtu qe ti ronxho-bonxho ik bej lepirje Partise dhe mos u merr me njerez qe kane vlera per ne qe jemi normale nga mendja (s’na ka zene semundja e pershtire e servilizmit ndaj letyrave te PS)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *