• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Në Spanjë përdornin drogα të ndyshme që 3 mijë vjet më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë



Sipas një studimi të publikuar së fundmi është zbuluar se njerëzit në Spanjë kanë konsumuar disa lloje drogαsh halucinogjene rreth 3000 vjet më parë. Shkencëtarët thonë se qimet e gjetura nga një vend varrimi në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën drogα të nxjerra nga bimët dhe shkurret.

Besohet se kjo është dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që kanë marrë droga halucinogjene. Studiuesit thanë se këta njerëz kishin pasur shenja deliri dhe halucinacione. Gjetjet e publikuara në revistën “Scientific Reports” treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në jugperëndim të Menorca.

Photo of the hair analysed

Shpella ka më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funeralesh për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes. Studiuesit zbuluan se substancat, me potencial mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë.

Pjesë e këtyre ritualeve mund të kenë qenë disa “magjistarë” të cilët ishin në gjendje të kontrollonin efektet anësore të barnave bimore. Analiza e qimeve zbuloi se ato ishin lyer me ngjyrë të kuqe gjatë ritualeve të lashta.

People were taking drugs in Spain 3,000 years ago, study finds - BBC News

Studiuesit zbuluan të paktën 3 substanca psikoaktive në më shumë se një person. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën. Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë kishte vazo me motive spirale të gdhendura në kapakë.

Disa studiues i kanë konsideruar ato një përfaqësim “të ndryshimit të gjendjes së ndërgjegjes” nën ndikimin e halucinogjenëve. Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike. ©BBC  Spanjë, LAPSI.al



1 Comment

  1. Ata drogoheshin ne shpelle.
    Ok.
    Tani mbas 3000 vjetesh histori…
    Rezistuam 3000 vjet c’do lloje situate dhe pushtuesi…..
    Tani…
    Del nje bushtert e droguar dhe chfaros nje komb te tere…
    Dhe mendon t’i zevendesoje me nepaleze dhe baglandeshas.
    Skeni pare gje akoma oooo popull legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *