• |
ide | kryesore

Inter, një fotokopje me gola të humbur, gabime e fitoret që mungojnë: sulmi ka numra horror e Inzaghi plot faje

-Instant, F1, Sport, Video
Inter



25 goditje nga të cilat 11 në portë dhe 8 këndore nuk i mjaftuan Inter për të shënuar më shumë se një gol në Salerno. Një dështim për të rritur atë avantazh minimal që në këtë periudhë nuk mjafton kurrë për të marrë rezultatin. Kjo edhe sepse gabimet para portës përsëriten, qoftë mbrojtja, apo edhe vetëm portieri si në ndeshjen e djeshme. Simone Inzaghi ka dashur gjithmonë të shmangë të flasë për fatin e keq. E në fakt nëse të njëjtat situata fotokopjohen javë pas jave ka domosdoshmërisht diçka tjetër. Mungesa e përqendrimit dhe bindjes mbi të gjitha, produkt i një qëndrimi që nuk bind kurrë plotësisht. Ngado të kthehesh sheh probleme në Appiano Gentile. As adrenalina e derbit të Italisë nuk e ka zgjuar grupin, i goditur edhe nga disa zëvendësime që e ndihmuan Salernitanën të fitonte fushë në fund. Pavarësisht se goli i Candrevës (i ndihmuar nga gabimi i rëndë i Onana) nuk mund të ishte më i rastësishëm se kaq. E kështu kualifikimi në Champions League e ardhshme bëhet edhe më i vështirë.

INTER E GABIMET E SULMUESVE

Goli i Gosens mbërriti në Salerno me një veprim të Lukaku, e vetmja mënyrë në të cilën belgu arriti linte një gjurmë në ndeshje. Sepse, përveç disa pritjeve të mira nga Ochoa, performanca e tij do të jetë kujtohet për gabimin e pabesueshëm me portë bosh. Një situatë tjetër, pas rstit të humbur me portë bosh ndaj Fiorentinës. E këtu nuk kanë lidhje mendimet nëpër kokë për racizmin e përjetuar në Torino. Lukaku vazhdon të jetë larg nga të qenit i pagabueshëm në momentie vendimtare. Jo se shokët e tij dolën më mire. Paraqitja e Correas është rezultat i pothuajse të gjitha atyre që tregoi argjentinasi me fanellën e zikaltërve. Lautaro është në një nga momentet e tij ‘jo’, ndërsa Dzeko nuk shënon që nga mesi i janarit.

Lexo më tej: Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me Juventus pastaj plas sherri, tre kartonë të kuq

INTER, TJETËR GOL I PËSUAR NË TRANSFERTË

Ndeshja e gjashtë (duke llogaritur të gjitha kompeticionet) pa fitore, nuk ka ndodhur që nga viti 2018. E këtë herë erdhi falë gabimit të Onana që çoi në golin e 25 të pësuar në transfertë. Edhe kjo nuk mund të jetë rastësi, duke qenë se në San Siro golat e shënuar janë vetëm 8. Për sulmuesit, ndjesia është se gabimet individuale janë produkt i një tensioni që mungon, të paktën në tërësinë e ndeshjes. U panë sërish “ik q*u” ndaj shokëve në rast zgjedhjesh të gabuara apo pasimeve të pa marra. Atmosfera në skuadër ende nuk duket si ajo e një skuadre që duhet të ndjekë një objektiv jetik dhe ka ende 40 ditë sezon. Inter duhet të luajë çerekfinalet e Champions League dhe rikthimin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

INTER, FAJET E INZAGHI

Po Inzaghi nuk ka faj? Nuk është tamam kështu. Sepse nëse është e vërtetë që qëndrimi i lojtarëve është rezultat i qasjes së një trajneri, zgjedhjet nga pankina në shumë raste nuk ndihmojnë. Në momentet kur Inter nuk arrin të mbyllë ndeshjet, zëvendësimet e tij janë konservatore, ndonjëherë duke sugjeruar frikë. Pse vetëm 65′ për Asllanin për të future në fushë Brozovicin më të keq të sezoneve të fundit? Gagliardini kontribuon gjithashtu në tërheqjen e qendrës së gravitetit. Kjo e kombinuar me frikën e një barazimi që lojtarët duket se e kanë gjithmonë për shkak të rezultateve të fundit, i bën kundërshtarët të kenë më shumë shanse se ato që kishin para ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *